Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi në Bundestag se Berlini mbështet fuqimisht Izraelin dhe SHBA-në, duke dënuar ambiciet bërthamore të Iranit dhe duke përkrahur goditjet amerikane ndaj objektivave iraniane. Ai paralajmëroi rrezikun e përshkallëzimit në Lindjen e Mesme dhe kërkoi ndalimin e menjëhershëm të luftimeve në Rripin e Gazës.
Duke folur për konfliktin në Ukrainë, Merz kritikoi Rusinë për mungesë vullneti për paqe dhe i bëri thirrje SHBA-së të miratojë sanksione të reja.
Në prag të samitit të NATO-s, ai theksoi nevojën që Gjermania të rrisë shpenzimet ushtarake dhe të modernizojë Bundeswehr-in, duke e kthyer ushtrinë gjermane në një forcë të fuqishme dhe të gatshme për sfidat globale.