Gjatë qëndrimit të tij në Hagë për Samitin e NATO-s Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me dy senatorë të rëndësishëm të Senatit Amerikan, pjesë e grupit mbikëqyrës për çështjet e NATO-s.
Në takim, Rama ishte i shoqëruar nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, si dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu. Delegacioni shqiptar u prit nga senatorët Jeanne Shaheen dhe Chris Coons, me të cilët u diskutua mbi rolin e Shqipërisë në kuadër të Aleancës, sfidat e sigurisë globale dhe bashkëpunimi i mëtejshëm me Shtetet e Bashkuara.