-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tedi Blushi: Vlora, qyteti simbol i turizmit shqiptar po mbytet në etje

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi këtë të martë se “Qeveria e turpit kombëtar, “Rilindja” e mashtrimeve dhe abuzimeve të përbindshme, e ka fundosur Shqipërinë në një tjetër rekord të zi, kësaj here në turizëm.

“Turizmi shqiptar po lëngon, jo nga mungesa e bukurive natyrore, por nga korrupsioni, paaftësia, babëzia dhe shpërfillja kriminale e Qeverisë, që e ka lënë tërësisht në mëshirë të fatit një sektor jetik, duke mos marrë asnjë masë për të mbështetur zonat me potencial të jashtëzakonshëm turistik në veri, verilindje dhe juglindje, sidomos agro-turizmin.

Infrastruktura turistike vijon të jetë në gjendje skandaloze, shërbimet mungojnë, dhe pushteti vendor është kthyer në një rreth vicioz patronazhizmi, paaftësie dhe abuzimi.

Në kulmin e sezonit turistik, Shqipëria po përjeton momentin më të errët të dekadës në këtë fushë, ku çdo operator turistik, nga Alpet deri në Ksamil, ankohet për rënie drastike të numrit të vizitorëve dhe fitimeve. Kompanitë serioze po largohen njëra pas tjetrës.

Rasti më tragjik i lëngatës së këtij sektori dhe dështimit në turizëm, është Vlora, qyteti simbol i turizmit shqiptar, që po mbytet në etje.

Prej javësh nuk ka ujë të pijshëm, sepse ndërmarrja e ujësjellësit është kthyer në një strofull patronazhistësh, të cilët marrin rroga të paligjshme, por nuk janë në gjendje të çelin një rubinet me ujë të pijshëm për qytetarët dhe turistët e shumtë.

Ky është realiteti i “Rilindjes”, që në tre mandate nuk garantoi dot as ujë të pijshëm, as ujë për t’u larë por që edhe detet, liqenet e lumenjtë po i kthen në të pashfrytëzueshëm siç konstaton edhe vetë Agjencia Europiane e Mjedisit” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit