-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump: Izraeli dhe Irani kanë rënë dakord për armëpushim të plotë

Kryesoret

Donald Trump deklaroi të hënën duke shprehur “urimet e tij të gjithëve” se Izraeli dhe Irani kanë pranuar deklaratën e një “armëpushimi të plotë”, faza e parë e së cilës do të zbatohet sipas tij rreth orës 06:00 (ora e Shqipërisë) dhe do të shënojë “fundin” zyrtar të konfliktit të armatosur midis dy shteteve, armiq të betuar.

“U ra dakord plotësisht nga dhe midis Izraelit dhe Iranit që do të ketë një armëpushim të plotë dhe absolut”, siguroi republikani nëpërmjet Truth Social. Ai sqaroi se do të zbatohet në faza nga mesnata. Sipas postimit të tij, armëpushimi do të zbatohet brenda 24 orësh në dy faza, me Iranin që do të ndalojë i pari të gjitha operacionet dhe Izraelin që do të ndjekë shembullin 12 orë më vonë.

“Në orën 24, bota do të mirëpresë fundin zyrtar të luftës 12-ditore”, shkroi manjati republikan, duke shtuar se të dy vendet ranë dakord të jenë “paqësorë” dhe të tregojnë “respekt” ndaj njëri-tjetrit gjatë fazës së parë të procesit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit