-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ultimatumi i ri/ Trump: Izraeli dhe Irani shkelën armëpushimin

Kryesoret

Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar si Izraelin edhe Iranin për shkelje të armëpushimit në Lindjen e Mesme. Trump u shpreh se nuk është i kënaqur me sjelljen e të dyja vendeve, por theksoi me forcë se është “shumë i pakënaqur” me Izraelin.

Trump bëri një deklaratë të fortë për kapacitetet bërthamore të Iranit, duke thënë se ato janë “shkatërruar” dhe se Teherani nuk do të ketë më mundësi të rindërtojë programin e tij bërthamor.

Trump paralajmëroi se çdo sulm i Izraelit ndaj Iranit në këtë moment do të përbënte një “shkelje të rëndë” të armëpushimit dhe do të rrezikonte përshkallëzimin e konfliktit në një shkallë edhe më të gjerë. Ai iu drejtua Izraelit me një mesazh të qartë: “Ktheni pilotët tuaj në shtëpi, tani”. Izraeli akuzoi Iranin se kishte lëshuar raketa në drejtim të tyre.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit