-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fordo në errësirë, Izraeli: E goditëm aty ku dhemb më shumë

Kryesoret

Autoritetet izraelite pretendojnë se goditjet e përbashkëta nga SHBA dhe Izraeli kanë dëmtuar rëndë centralin bërthamor nëntokësor të Fordos në Iran, duke e nxjerrë atë jashtë funksionit.

Sipas një deklarate të Komisionit izraelit të Energjisë Atomike, infrastruktura kritike e centralit është “shkatërruar”, duke i shkaktuar një pengesë të madhe programit bërthamor të Teheranit. “Këto sulme i kanë kthyer pas ambiciet bërthamore të Iranit për shumë vite,” thuhet në deklaratë.

Dokumenti u shpërnda fillimisht nga Shtëpia e Bardhë për mediat, ndërsa më vonë u publikua edhe nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Megjithatë, një vlerësim paraprak i inteligjencës amerikane sugjeron se ndikimi i sulmeve është më i kufizuar, duke përllogaritur një vonesë të mundshme prej vetëm disa muajsh për programin bërthamor të Iranit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit