-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konfiskohen 12 makina, një biznes dhe apartament

Kryesoret

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan, janë konfiskuar 14 pasuri të Marsel Aranit i dënuar për pastrim parash. Bëhet fjalë për biznes, apartament dhe makina.

“Aktet e ardhura nëpërmjet kërkesës për ndihmë juridike nga autoritetet italiane të drejtësisë,  provuan faktin e dënimit të formës së prerë të të pandehurit në Itali dhe përfitimin e të ardhurave nga kjo veprimtari e paligjshme.

Pasuritë e blera janë përfshirë në shitblerje të përsëritura, duke krijuar një zinxhir të rremë transaksionesh për të legjitimuar të ardhurat. Kjo veprimtari/pastrim është kryer nga i pandehuri jo vetem si individ por edhe nëpërmjet aktivitetit ekonomik që ai ka hapur si person fizik në shitblerje-dhënie me qira automjetesh”, sqarohet më tej në njoftim.

U konfiskuan pasuritë e mëposhtme:

– Apartament në qytetin e Durrësit;

– Automjet Mercedes Benc;

– Automjet Suzuki Grand Vitara;

– Automjet Volksëagen;

– Automjet JEPP;

– Automjet Fiat Marea;

– Automjet Maserati;

– Automjet BMV;

– Automjet Mercedes Benc;

– Automjet Audi SQ7;

– Automjet Volkswagen:

– Automjet Volkswagen;.

– Motomjet Motor BMV; dhe

– Aktivitet tregtar me fushë të veprimtarisë Tregti automjetesh dhe dhenie mjetesh me qera, në qytetin e Elbasanit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit