-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

NATO vendos: Shpenzimet rriten në 5%! Rutte: Mos gaboni të na sulmoni

Kryesoret

Aleatët e NATO-s nga samiti i Hagës ranë dakord të rrisin objektivin e tyre për shpenzimet për mbrojtjen, nga 2% në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2035.

Në një deklaratë të përbashkët, aleanca theksoi se ishte “e bashkuar përballë kërcënimeve dhe sfidave të thella të sigurisë”, veçanërisht nga kërcënimi afatgjatë që paraqet Rusia për sigurinë euroatlantike dhe “kërcënimi i vazhdueshëm” nga terrorizmi.

“Aleatët angazhohen të investojnë çdo vit 5% të PBB-së për nevojat bazë të mbrojtjes, si dhe për shpenzimet e lidhura me mbrojtjen dhe sigurinë deri në vitin 2035, për të garantuar detyrimet tona individuale dhe kolektive” thuhet më tej në deklaratë.

Kjo lëvizje historike vjen në një kohë tensionesh në Lindjen e Mesme dhe të luftës së vazhdueshme midis Ukrainës dhe Rusisë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se vendet e NATO-s janë më të sigurta tani, pas miratimit të planit të ri të mbrojtjes, nëse dikush bën gabimin të sulmojë qoftë edhe një shtet të aleancës.

“Vendimet e marra sot do ta bëjnë NATO-n më të fortë. Jemi të përkushtuar ndaj artikullit 5. Askush nuk duhet të dyshojë për kapacitetin apo vendosmërinë tonë nëse preket siguria jonë”, shtoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit