Kroçera luksoze “National Geographic Orion”, e specializuar në turizmin e aventurës dhe ekspeditave, është ndalur sot për herë të parë në Portin e Durrësit, duke sjellë në Shqipëri 108 turistë amerikanë.
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, e cilësoi këtë ndalesë si një mundësi të re për turizmin shqiptar, duke theksuar se për herë të parë vendi ynë është përfshirë në itinerarin prestigjioz që përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe Kroacinë.
Ndalesa e kroçerës vjen si pjesë e një linje turistike të njohur që promovon destinacione me vlera historike dhe natyrore në Mesdhe.