Trupi i një 25-vjeçari shqiptar u gjet në San Severino di Centola, Itali, pas një grabitjeje që përfundoi në shkëmbim zjarri.
I riu kishte qenë në arrati për më shumë se 48 orë, ndërsa policia italiane përdori dronë dhe qen për kërkimin.
Dyshohet se ai u qëllua nga pronari i vilës, i cili është nën hetim së bashku me një nga bashkëpunëtorët e të ndjerit, që ndodhet në spital.
Një tjetër i dyshuar është ende në kërkim. Trupi i viktimës do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.