-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

27 vite në QSUT, shuhet mjekja: Pusho në paqe, Nertila

Kryesoret

Qendra Spitalore Nënë Tereza ka njoftuar ndarjen nga jeta të mjekes anesteziste, Nertila Kodra Gora. QSUT njofton se ajo i shërbente spitalit prej 27 vitesh.

“QSUT i shpreh ngushëllimet familjes, miqve dhe të afërmve për ndarjen nga jeta të mjekes anesteziste, Doktore e Shkencave Mjekësore, Dr. Nertila Kodra Gora.

Prej 27 vitesh, Dr. Nertila ka shërbyer me përkushtim, ndershmëri dhe humanizëm si mjeke specialiste e Anestezisë dhe Reanimacionit, pranë Shërbimit të Kirurgjisë së Përgjithshme në QSUT. Ajo spikati për profesionalizmin, urtësinë dhe dashurinë e pakushtëzuar për pacientët dhe kolegët.

Në këtë moment të vështirë, stafi i QSUT-së, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta vajzave të saj, bashkëshortit, prindërve, miqve dhe kolegëve që ndanë me të jetën dhe profesionin.

Pusho në paqe, Nertila. Do të të kujtojmë me respekt e mirënjohje të përjetshme”, thuhet në reagim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit