Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përdorur seancën parlamentare të së enjtes për të akuzuar ashpër Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama, të cilin e quajti “Ramaduro i Evropës”. Ai nuk ka kursyer kritikat as ndaj deputetit socialist Petro Koçi, të cilin e cilësoi si një “produkt të komanduar” nga partia dhe pa mendime të pavarura.
“Koçi nuk ka asgjë për të thënë, sepse gjithçka që thotë është e programuara e partisë,” – tha Berisha, duke e thumbuar deputetin që, sipas tij, do të largohet pas zgjedhjeve të 11 majit.
Në një tjetër moment të fjalës së tij, Berisha sulmoi deputetët e rinj të PS-së, Sara Mile dhe Zegjinë Çaushi, për përfshirjen e tyre në “farsën më të shëmtuar elektorale” që ka njohur Shqipëria, duke thënë se ata janë pjesë e një procesi zgjedhor të manipuluar, ku krimi ka luajtur rol të rëndësishëm.