-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Cakrani: Meta nuk është i përfshirë në lobime, kjo është një çështje politike

Kryesoret

Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme që lë në fuqi masën e arrestit ndaj ish-presidentit Ilir Meta, avokati i tij, Kujtim Cakrani, ka dhënë një deklaratë për mediat. Ai ka sqaruar se mbrojtja e Metës ka kundërshtuar qëndrimet e prokurorisë, duke theksuar se nuk ka prova që justifikojnë qëndrimin e tij në paraburgim.

Cakrani u shpreh se Ilir Meta nuk ka pasur asnjë dijeni lidhur me procedurat e lobimit dhe se nuk ka firmosur ndonjë dokument në këtë drejtim. Ai po ashtu theksoi se përdorimi i kartave bankare të biznesmenit Dritan Shatku, që përmenden në akuzë, mund të ketë qenë i lidhur me ish-bashkëshorten e Metës, Monika Kryemadhi, e jo me të.

Avokati theksoi gjithashtu se kërkesa për ndryshimin e masës nga “arrest me burg” në një masë më të lehtë ishte e bazuar në mungesën e provave të mjaftueshme. Sipas tij, kjo çështje është thellësisht e politizuar dhe nuk ka bazë ligjore për të mbajtur Metën në burg.

Cakrani shtoi se prokuroria nuk ka administruar provat e duhura dhe se dëshmitë e paraqitura në hetim janë të pasakta, duke paralajmëruar se do të ndërmarrin masa ligjore për dëshmitë e rreme që janë dhënë gjatë procedurës.

Në përfundim, ai theksoi se Meta është i pafajshëm dhe se ky proces ka për qëllim mbajtjen e tij në paraburgim për arsye politike, duke kërkuar që të zhvillohet një hetim i plotë dhe i drejtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit