-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Celibashi: Duhet konsensus për përmirësimin e zgjedhjeve pas raportit të OSBE-së

Kryesoret

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka komentuar raportin paraprak të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se rezultatet e këtij raporti pranohet nga të gjitha palët politike. Sipas tij, kjo është një bazë e rëndësishme për të dhënë vlerësime objektive mbi procesin zgjedhor në vend.

Megjithatë, Celibashi theksoi se raporti evidenton ende disa probleme që duhet të adresohen për të përmirësuar integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri. Ai u shpreh optimist se mazhoranca nuk do të jetë pengesë në arritjen e një marrëveshjeje për ndryshimet e nevojshme në ligjin zgjedhor.

“Është e qartë se pavarësisht leximeve të ndryshme nga partitë politike, ka ende sfida që kërkojnë zgjidhje për të garantuar besueshmërinë e procesit,” tha ai. Celibashi nënvizoi nevojën për bashkëpunim dhe përpjekje të përbashkëta për të siguruar që zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë të drejtë dhe transparente.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit