Kryeministri i Belgjikës, Bart De Wever, theksoi në Këshillin Evropian nevojën për një forcë strategjike më të madhe në Evropë, duke nënvizuar dallimet me SHBA-në për mbështetjen ndaj Ukrainës. Ai theksoi se Evropa duhet të bëhet më e fortë dhe të nxjerrë mësim nga këto divergjenca.
“Ne duhet të bëhemi më strategjikë, pasi nuk kemi të njëjtin këndvështrim për Ukrainën me SHBA-në,” tha De Wever. Ai gjithashtu paralajmëroi për mungesën e kapacitetit të Europës për të zëvendësuar praninë amerikane në terren.