Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda (GJKKO) ka vendosur të lë në fuqi masën e “arrestit me burg” për ish-Presidentin Ilir Meta.
Kjo masë mbetet në fuqi pas kërkesës së tij për ndryshim të saj. Meta, i akuzuar për pastrim parash dhe fshehje pasurie, është në paraburgim që prej tetorit të vitit të kaluar.
Avokati i Metës, Kujtim Cakran, argumentoi se nuk ka mjaftueshëm prova për ta mbajtur atë në burg dhe se prokuroria ka shkelur procedurat ligjore duke mos zhvilluar seanca të informimit mbi hetimet. P
ërkundrazi, prokuroria ka paraqitur 31 fletë dokumenta që mbështesin vijimin e masës së burgut.
/5pyetjet.al