Deputeti i zgjedhur i PD-së Belind Këlliçi nga tryeza e organizuar nga Ambasada Britanike dhe disa organizata joqeveritare me fokus zgjedhjet e 11 majit kishte ankesa të shumta për policinë, SPAK-un por edhe agjenci të tjera ligjzbatuese.
“Si komisionerë të ngarkuar për mirëmbajtjen e procesit kthejnë kutinë përmbys, nxjerrin fletën e votimit e hapin e palosin dhe e fusin brenda. Janë denoncuar me dhjetëra pamje të përplasjeve me krimin e organizuar dhe nuk kemi asnjë kontakt dhe asnjë reagim zyrtar.
Nuk kemi asnjë kontakt dhe as një reagim zyrtar nga Task Forcë. U fol për një punë të shkëlqyer të Policisë së Shtetit. Ndërkohë është shkruar dhe dokumentuar nga ndërkombëtarët konflikti fizik e verbal në bashkinë e Vorës mes 2 titullarëve të PD dhe pjesëtarëve me precedentë penalë që ishin aty si përfaqësues të maxhorancës.
Është thënë dhe nga vëzhguesit ndërkombëtar që nuk arrinim të kuptonim përse policia për 2 orë nuk shkonte në vendngjarje. Kur ndodhi në Vorë e kuptoni çfarë ka ndodhur në qarqet e tjera të vendit. Edhe kriteret e Kopenhagën janë shkelur në këto zgjedhje. Apo liria e marrjes së informacionit për shkak të censurës si Tik Toku që pas zgjedhjeve u hap.
Këto tryeza më rikthyen në memorien ku kam shërbyer në kuvend ku shpesh dhe për shkak të burokracisë, flasim për cheklist që duhen plotësuar.. Ndërkohë Komisioni i jashtëm i PE-së dhe Asambleja e Partisë Popullore Europiane vendosën të sjellin dy misione faktmbledhëse në Shqipëri” tha ai.