-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Khamenei: Fitore ndaj ushtrisë amerikane, SHBA-ja nuk arriti asnjë objektiv strategjik

Kryesoret

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka reaguar për herë të parë pas përshkallëzimit të konfliktit me Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar qëndrimin e Teheranit si një “fitore” ndaj ushtrisë amerikane. Në një video-mesazh të transmetuar në televizionin shtetëror, Khamenei theksoi se SHBA-ja nuk arriti asnjë objektiv strategjik nga përballja, duke nënvizuar se ndërhyrja amerikane ishte e motivuar më shumë nga frika për sigurinë e Izraelit, se sa nga interesat e veta direkte.

“Amerikanët ndërhynë sepse menduan se, nëse nuk vepronin, Izraeli do të shkatërrohej plotësisht,” tha ai, duke theksuar se populli iranian arriti të ruante qëndrueshmërinë dhe të pengonte epërsinë e armikut.

Deklarata e Khamenei vjen pas shpalljes së një armëpushimi nga presidenti amerikan Donald Trump, megjithëse marrëveshja ka qenë e shoqëruar me shkelje të ndërsjella nga të dy palët në orët e para pas nënshkrimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit