Policia e Tiranës arrestoi 41-vjeçarin Ekerem Skureni, shoferin që goditi tre fëmijë me monopatina në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Sipas hetimeve, fëmijët kaluan rrugën me dritën e kuqe të semaforit, ndërsa shoferi kaloi me dritën portokalli.
Ai po akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.