Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e Ajola Xoxës dhe nënës së saj, duke vendosur që vila në Qerret të mbetet e sekuestrohet.
Ajola Xoxa, e cila ndodhet nën masën e sigurisë “detyrim me paraqitje”, kishte kërkuar heqjen e sekuestros, por kërkesa e saj u rrëzua.
Ajo përfitoi më parë zbutje të masës së sigurisë për shkak të djalit të saj të mitur.
Xoxa akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.