Detaje të reja janë zbuluar për vrasjen e 25-vjeçarit shqiptar, Rivaldo Rusi, në Cilento të Italisë. Ai u qëllua për vdekje nga biznesmeni italian Aurelio Valiante, gjatë një tentative grabitjeje në vilën e këtij të fundit.
Valiante, 58 vjeç, ka rrëfyer përpara autoriteteve se ka qëlluar disa herë me armë ndaj grabitësve, duke lënë të vdekur Rusi dhe duke plagosur rëndë një tjetër person, i cili ndodhet në spital në Napoli.
Pas ngjarjes, Valiante ka pranuar se fshehu trupin e viktimës në një fuçi vere dhe më pas e varrosi disa kilometra larg banesës. Ai aktualisht po hetohet për vrasje dhe fshehje të trupit, por ende nuk është marrë asnjë masë sigurie ndaj tij.