Mesditën e sotme, në aksin Lezhë–Shkodër, policia qëlloi me armë ndaj një automjeti që nuk iu bind urdhrit për ndalim. Drejtuesi i mjetit, J.D., 26 vjeç nga Lezha, tentoi të largohej me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.
Policia sqaroi se J.D. drejtonte mjetin pa leje drejtimi dhe refuzoi t’i bindet urdhrit për ndalim. Në kushtet e rrezikut të drejtpërdrejtë dhe për të parandaluar një pasojë më të rëndë, efektivi përdori armën e shërbimit, duke qëlluar në gomën e makinës për ta ndaluar.
Gjatë kontrollit në automjet u gjet edhe një armë e ftohtë pa leje. Pasagjeri E.S., 20 vjeç, gjithashtu nga Lezha, u shoqërua së bashku me J.D.
Të dy po hetohen për drejtim mjeti pa leje, kundërshtim të punonjësve të policisë dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta. Një grup hetimor i Prokurorisë së Lezhës po vazhdon veprimet për sqarimin e ngjarjes dhe përdorimin e armës nga policia.