-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shirat e musonit godasin Pakistanin, mbi 20 viktima në vetëm disa ditë

Kryesoret

Pakistanin e kanë përfshirë reshje të rrëmbyeshme që nga dita e mërkurë, kur nisi sezoni i musoneve, duke shkaktuar të paktën 24 viktima, shumë prej tyre fëmijë.

Në provincën Khyber Pakhtunkhwa, pranë kufirit me Afganistanin, janë konfirmuar 11 të vdekur  përfshirë gra dhe fëmijë si dhe qindra banesa të dëmtuara. Në zonën e luginës Swat, përmbytjet rrëmbyen disa banorë që nuk arritën të largoheshin në kohë.

Situata është e rëndë edhe në provincën Punjab, ku vetëm në pak ditë janë raportuar 13 viktima. Tetë prej tyre janë fëmijë që humbën jetën pas shembjes së çative të shtëpive.

Autoritetet paralajmërojnë se shirat do të vazhdojnë deri të paktën ditën e martë dhe kanë kërkuar nga banorët e zonave të rrezikuara të evakuohen sa më parë dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit