Një automjet është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në Rrugën e Arbrit, në zonën e Gjoricës.
Katër persona që ndodheshin brenda makinës arritën të dalin në kohë dhe shpëtuan pa lëndime, duke shmangur një tragjedi të mundshme.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e zjarrit.
Ende nuk dihet nëse flakët u shkaktuan nga një defekt teknik apo nga ndonjë faktor tjetër.
Hetimet vazhdojnë.