Deputeti britanik Nigel Farage ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili kërkonte shifra të sakta mbi shqiptarët e burgosur në Mbretërinë e Bashkuar.
Përmes një postimi në platformën ‘X’, Farage deklaroi se nga 53 mijë shqiptarë që jetojnë në Britani, 1,099 ndodhen në burg, duke shtuar:
“Kjo është 1 në 48. Do t’i kërkoj Sekretarit të Brendshëm të organizojë kthimin e tyre.”
Ai përfundon postimin me një mesazh ironik ndaj Ramës:
“Faleminderit për bashkëpunimin tuaj.”