Gjatë një kontrolli në burgun e Drenovës, autoritetet gjetën një aparat celular në qelinë e Laert Haxhiut, një prej emrave kryesorë të krimit të organizuar në vend.
Telefoni dyshohet se përdorej për komunikim të fshehtë me botën e jashtme, duke sfiduar kontrollet e sigurisë.
Operacioni është pjesë e masave të ashpra për parandalimin e futjes së sendeve të ndaluara në burgje, ndërsa hetimet për këtë rast vijojnë.