-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministria e Mbrojtjes dhe forcat zjarrfikëse në terren për kontrollin e zjarreve

Kryesoret

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile njofton se deri në orën 20:00 janë raportuar 22 vatra zjarri në territorin shqiptar. Nga këto, 20 janë shuar plotësisht, ndërsa 2 vatra mbeten ende aktive.

Zjarrfikësit dhe forcat operacionale kanë arritur të izolojnë dhe shuar flakët në shumë zona, përfshirë fshatra në Vlorë, Gjirokastër, Lezhë, Fier, Pogradec, Kamëz, Patos, Tropojë, Has, Selenicë, Durrës, Tiranë dhe Mat.

Aktualisht, zjarret aktive janë në fshatin Hoshtimë në Vlorë, ku flakët po përballen me terren malor dhe erë të fortë, si dhe në pyllin e Ballenjës në Bulqizë. Në vendngjarje janë angazhuar mbi 196 forca zjarrfikëse, 55 automjete, 2 automjete të Forcave të Armatosura dhe një helikopter Cougar.

Qendra Kombëtare Operacionale është në gatishmëri për të ndërhyrë menjëherë në rast nevoje dhe po monitoron situatën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit