-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Selatin Retkoceri: Kurti sot ka abuzuar direkt me votën e popullit

Kryesoret

Albin Kurti nëpërmjet kryeplakut Avni Dehari sot ka abuzu direkt me votën e popullit, demokracinë dhe kushtetuten e vendit!

Seanca e sotme e 38-ta sipas radhës përfundoj në mënyrën më të keqe të mundëshme.

Sot Avni Dehari duke zbatu skenarin e benjaminit të tij Albin Kurti dhunoi demokracinë dhe shkeli Kushtetuten e Republikës së Kosovës.

Ndërprerja e fjalës duke ua ndalë mikrofonin dy zonjave të Vlora Çitakut dhe Hikmete Bajramit e duke mos ja dhënë fjalën fare zonjës Time Kadrijaj, paraqet aktin më të shëmtuar e më të rënd që mund ti bëhet demokracisë dhe kushtetutëshmërisë.

Avni Dehari si më i vjetri deputet është ulur në ate karrige vetëm për një ditë, derisa ai si duket për nga numri i seancave do t’ia kaloj edhe Glauk Konjufcës i cili për katër vjet thuajse nuk i ka mbajtur kaq shumë seanca.

Vazhdimi i sjelljeve të tilla të z.Dehari po e legjitimon një lloj futje në një rreth vicioz të autoritarizmit e diktaturës që e ka projektu Albin Kurti me zbatimin pikë për pikë të “Manifestit të Partisë Komuniste” të Vlladimir Iliq Leninit, program ky që është i përshatur e i inkorporuar në Manifestin e Lëvizjes Vetëvendosje, program ky që provohet të instalohet në parlament.

Albin Kurti duhet ta dij se ky popull përkundër që një pjesë e tij jo edhe e vogël është e mashtruar dhe e frustruar megjithate në fund nuk do ta lejojnë kurrë instalimin e autoritarizmit e diktaturës në shtetin që pretendon BE-në dhe aleancën euroatlantike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit