Kuvendi i LDK-së e vulosi faktin: Lumiri po e çon Vjosën edhe në një mandat.
Me 12 nga 15 deputetë të LDK-së në rresht, 80 votat janë të sigurta:
57 VV + 12 LDK + pakicat = presidente e rizgjedhur. Pikë.
E gjithë kjo mund të ishte bërë një vit më parë, pa zgjedhje të panevojshme më 28 dhjetor.
Por Kurti u fsheh nga përgjegjësia për Asociacionin, ndërsa Abdixhiku luajti opozitën e rreme.
Sot po bëjnë atë që duhej ta kishin bërë dje.
Dje u quajt “tradhti”.
Sot quhet “stabilitet”.
Kosova humbi një vit.
Ata fituan kohë.
Fatura i mbeti qytetarit.









