Policia italiane ka arrestuar një 29-vjeçar shqiptar, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit në banesën e shqiptarit i gjetën dhe i sekuestruan 27 kilogramë lëndë narkotike, 22 kilogramë hashash të ndarë në 122 pako dhe 5 kilogramë të tjera kokainë, të vulosur në blloqe me një imazh të Al Pacinos.
Gjithashtu i gjetën edhe 7 mijë euro cash, para që besohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës