Brenda 24 orëve të fundit, Turqinë kanë përfshirë 77 zjarre, prej të cilave 53 në pyje. Situata më kritike është në Izmir, ku disa banesa janë djegur dhe dhjetëra lagje janë evakuuar. Mbi 1,000 zjarrfikës dhe helikopterë po punojnë për fikjen e zjarreve.
Autoritetet po hetojnë për zjarrvënie të qëllimshme dhe kanë arrestuar 17 persona, përfshirë një të dyshuar që përdori benzinë për ndezjen e zjarrit në Izmir.








