Policia e Sarandës finalizoi operacionin “Silent Crossing” pas kallëzimit për vjedhjen e dy mjeteve lundruese më 28 qershor 2025 në ishullin grek të Korfuzit.
Mjetet dyshohet se janë trafikuar në Shqipëri, në zonën e Sarandës.
Në operacion u arrestua në flagrancë D. D., 23 vjeç banues në Gjashtë, Sarandë.
Ndërkohë, janë shpallur në kërkim D. J., 48 vjeç, banues në Sarandë; A. J., 24 vjeç, banues në Sarandë; dhe A. K., 48 vjeç, banues në Tepelenë.
Gjatë kontrolleve u gjet një prej mjeteve të fshehura në fshatin Vrion, Finiq, së bashku me një kamion që dyshohet se është përdorur për transportin e tyre.
Mjetet janë sekuestruar si prova materiale.








