Ish-kancelarja Angela Merkel u distancua nga politika e qeverisë për imigracionin duke sugjeruar madje se praktika e refuzimeve në kufi përbën shkelje të ligjit evropian.
“Duhet ta mendojmë të gjithë çështjen në terma evropianë”, tha znj. Merkel gjatë një darke me emigrantët në një restorant sirian në Berlin, e cila ishte iniciativë e saj, 10 vjet pas shprehjes së saj të famshme “do t’ia dalim”.
“Nëse dikush në kufirin tonë deklaron se do të kërkojë azil, duhet t’i nënshtrohet procedurës përkatëse ligjore, edhe atje, në kufi. Kështu e kuptoj unë ligjin evropian”, theksoi ish-kancelarja, duke iu referuar drejtpërdrejt refuzimeve në vend në kufi.
Angela Merkel bëri thirrje gjithashtu që Alternativa për Gjermaninë (AfD) të mos lejohet të udhëheqë politikën e imigracionit. “Nuk mund të flasim për AfD-në dhe pastaj të miratojmë axhendën e tyre. Po, të ulet numri i emigrantëve të paligjshëm, por ne duhet të vazhdojmë të përfaqësojmë vlerat tona”, tha ajo.