Kjo e hënë do të nisë me kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë vendin. Pas mesditës, vranësirat do të shtohen kryesisht në zonat malore verilindore dhe juglindore, por nuk priten reshje.
Orët e mbrëmjes do të sjellin sërish kthjellime në të gjithë territorin. Temperaturat do të shënojnë rritje, me minimumet deri në 15°C në zonat malore dhe maksimumet deri në 37°C në jug.
Era do të fryjë mesatarisht nga veriperëndimi me shpejtësi deri në 30 km/h, ndërsa dallgëzimi në det do të jetë i ulët, rreth 1 ballë.