Nuk është vetëm çështje shifrash të shqiptarëve në Britaninë e Madhe debati në distancë mes Nigel Farage dhe Edi Ramës, por edhe një qejfmbetje e kreut të partisë “Reform UK”, ndaj kritikave të kryeministrit shqiptar për nismat ndaj emigrantëve.
Në intervistën për Top Channel dhënë gazetarit Muhamed Veliu, Nigel Farage këmbëngul se e ka fituar bastin me Edi Ramën, por ndërkohë e thotë hapur se nuk i kanë pëlqyer qëndrimet kritike të shefit të qeverisë shqiptare ndaj BREX-it, referendumit që e nxori Anglinë jashtë BE.
Muhamed Veliu- Zoti Farage, çfarë ju bëri të komentoni atë që kryeministri Edi Rama tha në intervistën e tij për The Guardian, ku ai kritikoi qeverinë aktuale britanike për çështjet e imigracionit, ashtu siç bëni ju çdo ditë?
Shiko e gjithë çështja me të burgosurit e huaj është diçka e madhe këtu në Britaninë e Madhe. Ne kemi mbi 10.000 të burgosur të nacionaliteteve të huaja në burgjet tona dhe kjo ka çuar të tejmbushje. Ne për të liruar vende po nxjerrim parakohe nga burgu ata që kanë kryer krime serioze. Pra për këtë ka një debat.
Dhe të rastin e Shqipërisë janë shumë shqiptarë në burgjet tona dhe unë besoj se ata nuk duhet të jenë në vendin tonë por duhet të kthehen në Shqipëri. Tani, kryeministri juaj zoti Rama i cili asnjëherë nuk ka turp dhe është argëtues dhe natyrisht është kundra Brexit paçka se Brexit nuk ka të bëjë fare me të.
Këtë kurrë nuk e kam kuptuar, ai vuri në pikëpyetje shifrat e mija. 1 në 50 shqiptarë në Britani është në burg duke thënë kjo është çmenduri. Zoti Rama më sulmoi mua dhe më pas tha se nëse shifrat e mija janë të vërteta ai u angazhua ti marrë ata në Shqipëri. Unë kam bërë kontrollet dhe ri-kontrollet e mija të shifrave dhe statistikat zyrtare të qeverisë të tetorit 2024 tregojë se janë afërsisht 53.000 shqiptarë në Britani dhe prej tyre 1.200 në burgje.
Pra ekzaktësisht 1 në 50 është në burg. Tani Rama na thotë se janë më shumë shqiptarë në Britani sepse shumë kanë ardhur ilegalisht me gomone. Pra kjo e bën shifrën e atyre që s’duhet të jenë në Britani më të madhe. Unë dua t’ju them se kryeministri juaj e ka gabim në të gjitha çfarë ka thënë. Ne kemi këtu një shqiptar të dënuar për 50 krime. Hajde tani Edi pasi me premtove, unë i nxora shifrat, ata tashmë të tutë t’i marrësh.
Muhamed Veliu- A u befasuat kur morët dy përgjigje në X nga kryeministri shqiptar Edi Rama, pasi ju, në emisionin tuaj në GB News, i kërkuat që të marrë të dënuarit shqiptarë nga Mbretëria e Bashkuar për t’i kthyer në Shqipëri?
Ai kritikoi vendin tim duke thënë se jemi zhytur në një vend me errësirë duke marrë në konsideratë dërgimin e emigrantëve jashtë. Unë i thash se kjo është hipokrizi pasi vendi juaj ka negociuar me Melonin e Italisë për të marrë emigrantë. Ai nuk mund të jetë kritik dhe standarde të dyfishta dhe për këtë duhet të marrë të burgosurit shqiptarë e kthejë ata në vendlindje. Ai po e shijon përballjen me mua në Tëitter. Unë ju premtoj ju se kur ai thotë se shifrat e mija janë të gabuara unë i them. Jo. Ai i ka shifrat gabim. Unë jam me të drejtën dhe mëzi pres ta mbaj premtimin.
Kemi parë në të kaluarën që zoti Rama ka kritikuar politikanë britanikë si Suella Braverman dhe Robert Jenrick. Tashmë duket se edhe ju jeni përfshirë në një shkëmbim replikash me Edi Ramën mbi shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar. Kush mendoni se do ta fitojë këtë debat?
Ai bën shumë zhurmë se është një burrë i madh. Natyrisht i përket krahut të majtë, ka pikëpamje glogaliste dhe kundra Brexit. Më lejoni tu them se kjo nuk është puna e tij. Nuk është arsye të kritikojë Britaninë e Madhe. Shiko, unë dua shqiptarët e mirë të vinë në Britani. Ne nuk duam njerëz që vinë nga Shqipëria të cilët janë të këqinj. Çdo vend i përgjegjshëm duhet ta bëjë këtë. Dhe unë mendoj se në të gjithë këtë përplase- ju keni të drejtë kur thoni se Rama ka kritikuar Suelën dhe Robert Xhenrik dhe unë e kam parë atë në të shkuarën por Rama ka ndezur me mua një përplasje për një çështje të gabuar. Shifrat e mija janë në rregull. Numrat e Edi Ramës janë gabim. Ai ka bërë një premtim dhe unë dua që ta respektojë.
A jeni i gatshëm të debatoni ballë për ballë me Kryeministrin Edi Rama mbi disa shifrat që ju po flisni?
Shiko edhe pse unë tani nuk pajtohem me filozofinë e tij dhe shifrat i ka gabim unë nuk e kam takuar akoma. Për mua ai është një figurë argëtuese. Kështu, nëse unë ftohem në Tiranë për drekë me Edi Ramën unë do të vij.
Muhamed Veliu- Nëse rezulton që shifra që keni përmendur – që 1 në 50 shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar është në burg – është e pasaktë, a do të kërkoni falje? Zoti Rama dje deklaroi se në Mbretërinë e Bashkuar ka një vlerësim prej mbi 140,000 shqiptarësh, shifër e cila iu referua edhe një seance dëgjimore dhe raporti të Dhomës së Komunave në vitin 2023 – dhe nga përvoja ime si gazetar që jetoj dhe punoj në Londër prej më shumë se 11 vitesh, mund të them me siguri se afërsisht 200,000 shqiptarë jetojnë sot në Mbretërinë e Bashkuar – qoftë me leje qëndrimi apo ilegalisht.
Nëse ata janë ilegalisht atëherë numri kriminelëve shqiptarë nuk është 1 në 50 por 1 në 2 dhe nëse kjo është çështja ata duhet të kthehen në Shqipëri. Shifrat i kam në rregull. Ato janë shifra të rregullta zyrtare. Nëse mbrojtja e Ramës është se Nigel është gabim sepse shumë prej tyre janë ilegalë kjo e bën çështjen në favorin tim dhe në mënyrë fondamentale gabim për Ramën.
Muhamed Veliu- Që nga viti 2023, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë një marrëveshje për transferimin e të dënuarve, e cila është funksionale, dhe më shumë se 15 shtetas shqiptarë të dënuar me mbi 4 vite burg tashmë janë kthyer në Shqipëri. Shqipëria është i vetmi vend që pranon një fluturim të posaçëm (charter) nga Home Office i Mbretërisë së Bashkuar, me emigrantë të paligjshëm të dëbuar çdo javë. Për më tepër, SPAK (Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) dhe NCA (Agjencia Kombëtare e Krimit e Mbretërisë së Bashkuar) kanë një njësi të përbashkët hetimi – e vetmja e këtij lloji në Ballkan. A i jepni meritë qeverisë së Shqipërisë për bashkëpunimin kaq të ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar?
Është një fillim. Është një fillim. Dhe nëse flasim për këtë bashkëpunim e bën edhe më të çuditshëm pse kryeministri juaj më sulmon mua. Kjo nuk bën sens. Është vetëm një fillim zoti Rama. Kur unë do të vij t’ju takoj për drekë do të flasim gjatë dhe do të kemi marrëdhënie të mira mes dy vendeve natyrisht nëse ai ndal sulmin ndaj Brexit./Top Channel