Skuadra e Partizanit do të rikthehet në Tiranë pas një qëndrimi disa javësh në Ohër.
Pavarësisht planit fillestar për të qëndruar më gjatë në Maqedoninë e Veriut, ekipi i Skënder Gegës ka vendosur të lërë Ohërin sot.
Për dy ditët e ardhshme, të martën dhe të mërkurën, skuadra do të ketë pushim, ndërsa më pas do të nisin përgatitjet e fundit për sfidën e rëndësishme me Kaljun, në kuadër të turit të parë të Ligës së Konferencës.