Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo u ndal tek samiti në Hagë. Ministri u shpreh se po synojnë që të prodhojnë armatime në Shqipëri ku shpenzimet të shkojnë për vendin tonë. Vengu nënvizoi se janë hapur 9 negociata ku vetëm dy prej tyre janë përfunduar.
“Ne duam që të sigururojmë që shpenzimet në blerje armatimi ti shpenzojmë që ai të prodhohet në vendin tonë dhe këto të kthen në investim për vlerë të shtuar në vendin tonë. Do prodhojmë mjete të blinduara, për rijetëzimin e industrisë ushtarake, kemi 9 negociata në proces dy janë përfunduar me sukses sa i përket mjeteve ushtarake. Dhe kemi një negociatë të përmbyllur për uniformat. Kemi negociata në proces për municionet të kalibrit të vogël dhe të mesëm. Po ashtu jemi në negociata me prodhimin e dronëve luftarak në Shqipëri. Kemi negociata me vende si Izraeli, Turqia dhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe”, tha ministri.