-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shfaqet sëmundja e Brucelozës në Dibër, izolohen dy familje të zonës

Kryesoret

Në Dibër është shfaqur sëmundja e Brucelozës, ku dy familje janë izoluar në njësitë administrative Kastriot dhe Muhurr.

Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se situata nuk është alarmante pasi të dyja familjet janë izoluar dhe kanë asgjësuar kafshët shtëpiake të infektuara me virusin Brucella.

Shehu tha se për të gjithë anëtarët e këtyre familjeve, por edhe për persona të tjerë që kanë patur kontakte me ta kohët e fundit janë bërë të gjitha analizat e nevojshme dhe ka nisur kurimi i tyre. Ai u bën apel banorëve që të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes.

Bruceloza është sëmundje ngjitëse e shkaktuar nga konsumimi i qumështit të pasterilizuar ose mishit të papjekur nga kafshët e infektuara, ose nëpërmjet kontaktit të ngushtë me sekrecionet e tyre. Kjo sëmundje shfaqet në forma të ndryshme që nga djersitja, ethe, të dridhura etj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit