Deputetja e PD Jorida Tabaku ka kritikuar qeverinë socialiste për politikat që, sipas saj, dëmtojnë sipërmarrjen e vogël dhe favorizojnë një ekonomi që shërben vetëm pakicës.
Tabaku ka theksuar se, ndërkohë që turizmi po rritet, numri i bizneseve të vogla po bie për shkak të taksave të larta dhe mungesës së mbështetjes për sipërmarrësit.
Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se 8 nga 12 qarqet e Shqipërisë po përjetojnë një rënie të ndjeshme të bizneseve të vogla, duke e cilësuar këtë situatë si një krizë për familjet dhe komunitetet.
Ajo u shpreh se politika e qeverisë është e dëmshme për shtyllat kryesore të ekonomisë dhe se kjo është arsyeja që sipërmarrësit e vegjël janë të detyruar të mbyllin bizneset e tyre.