Sot dhe nesër në Shkup zhvillohet samiti i liderëve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, i fokusuar te Plani për Rritjen e rajonit, një iniciativë me fond prej 6 miliardë eurosh.
Ky plan synon të përshpejtojë integrimin ekonomik, të forcojë tregun e përbashkët rajonal dhe të mbështesë reformat kyçe.
Në panelin hapës marrin pjesë kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski dhe komisionerja e BE-së Marta Kos, ndërsa Maqedonia e Veriut do të përfitojë 750 milionë euro.
Samiti bashkon edhe liderët e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës, në përpjekje për të nxitur zhvillimin dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.