Pasditen e sotme një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin, pranë zonës së njohur si Knalla.Drejtuesi i një motoçiklete ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.
Si pasojë e përplasjes, ai u lëndua dhe u transportua me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën mjekësore. Ndërsa policia po vijon hetimet për të caktuar shkaqet e aksidentit.