-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bulevardi “Epidamn” në Durrës kthehet në pedonale nga 1 korriku, ja rrugët alternative

Kryesoret

Pasditen e sotme bulevardi “Epidamn” apo Rruga Tregtare në Durrës do të kthehet në pedonale. Nga ora 18:00 deri në 23:00 në këtë aks do të ndalohet qarkullimi i makinave në muajt korrik dhe gusht.

Kjo për shkak që të lehtësohet lëvizja e qytetarëve dhe vizitorëve që të kalojnë pushimet në Durrës. Gjithashtu policia bashkiake e Durrësit gjatë këtyre dy muajve do të monitorojë edhe zbatimin e masave nga ana e drejtuesve të makinave, por edhe rezidentë të kësaj zone.

“Nga dita e parë e korrikut, segmenti nga Prefektura deri tek Kulla Veneciane do të jetë në dispozicion të këmbësorëve për të shijuar mbrëmjet verore në qytetin 3000-vjeçar, ndërsa devijimi i lëvizjes së mjeteve do të bëhet nga rruga “Karl Topia” (nga Prefektura drejt Vilës së mbretit Zog)”, tha shefi i qarkullimit të policisë bashkiake Ervis Quku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit