-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Edi Rama dhe Ali Ahmeti diskutojnë integrimin europian në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Shkup

Kryesoret

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Shkup për të marrë pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor, që zhvillohet më 1 korrik. Ky takim vjen në një moment të rëndësishëm për procesin e integrimit europian të vendeve të rajonit.

Në kuadër të vizitës së tij, Rama është takuar me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti. Në fokus të bisedimeve ishte perspektiva europiane e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si dhe nevoja për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ahmeti e cilësoi takimin si një moment të rëndësishëm reflektimi për sfidat dhe angazhimet e përbashkëta, duke theksuar se integrimi në BE është një rrugë që duhet ndjekur së bashku, pa ndarje mes vendeve të rajonit.

Në bisedimet mes dy liderëve u prekën gjithashtu çështje të brendshme të Maqedonisë së Veriut, si respektimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe ruajtja e marrëdhënieve ndëretnike, si elementë kyç për stabilitetin e vendit dhe përparimin drejt Bashkimit Europian.

Samiti në Shkup synon të adresojë temat më urgjente për Ballkanin Perëndimor, përfshirë procesin e zgjerimit të BE-së, zhvillimin ekonomik, si dhe bashkëpunimin politik dhe energjetik në rajon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit