Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani në një intervistë ka dhënë detaje në lidhje me evakuimin nga Irani të një familje shqiptare.
Hasani u shpreh se arritën që një familje me dy prindër dhe tre fëmijë të mbërrijnë dhe të hyjnë në Shqipëri, falë angazhimit të rrjetit diplomatik.
“Kemi ruajtur vëmendje maksimale edhe për shtetasit shqiptarë që ndodhen në vende me të cilat nuk kemi marrëdhënie diplomatike, siç është Irani. Pesë ditë më parë kemi bërë të mundur tërheqjen e një familjeje nga Irani, përmes vendeve fqinje që janë vende mike dhe partnere. Kemi arritur që një familje me dy prindër dhe tre fëmijë të mbërrijë dhe të hyjë në territorin e Republikës së Shqipërisë, duke angazhuar fort gjithë rrjetin tonë diplomatik”, deklaroi shefi i diplomacisë shqiptare”, tha ministri Hasani në Top Channel.