Policia helene ka goditur një organizatë të trafikut të municionee nga Shqipëria drejt Greqisë. 5 persona u arrestuan mes tyre ishte një shqiptar dhe një po shqiptar u shpall në kërkim.
Sipas medias greke, një 65-vjeçar nga Kreta konsiderohet si “truri” i organizatës dhe i kishte siguruar plumbat në Shqipëri dhe kishte mundur t’i kontrabandojë brenda një depoje të posaçme kamioni.
Sipas vlerësimeve të policisë greke, banda donte të “hidhte në tregun e Kretës fishekë, në prag të dasmave të verës”. Në të kaluarën, të ashtuquajturit “shoferë plumbash” shfaqeshin në evente shoqërore me furgonë dhe i furnizonin ata me fishekë për “zakonin” e vjetër. Policia gjeti rreth 25 mijë fishekë në posedim të anëtarëve të organizatës.
Në 2019, 65-vjeçari ishte udhëtuar disa herë në Shqipëri për të arritur te “burimi” dhe për t’u takuar ballë për ballë me furnizuesit e tij. Bazuar dosjen hetimore, sa herë që ai udhëtonte jashtë Kretës, e linte telefonin e tij personal celular në shtëpi në mënyrë që të mos zbulohej gjurma e tij. Sipas autoriteteve, ai dyshohet se hyri në Shqipëri në këmbë për të shmangur pikat e kontrollit.