Vala e të nxehtit ekstrem ka përfshirë të gjithë Europën. Në Itali dy persona kanë humbur jetën nga i nxehti ekstrem. Një 47-vjeçar humbi jetën teksa po punonte në një kantier ndërtimi në Bolonjë. Ndërsa një 70-vjeçar u mbyt nga përmbytjet pranë Torinos, ku lumenjtë përmbysën qytetin.
Ndërsa në Francë, maja e Kullës Eiffel është mbyllur dhe rreth 1350 shkolla janë pezulluar për shkak të temperaturave ekstreme.
Në Spanjë dhe Portugali janë hënuar temperaturat më të larta ndonjëherë për muajin qershor, me 46.6°C në Mora. Ndërsa në Itali, 21 qytete janë në alarm maksimal për të nxehtin, dhe punimet në ambiente të hapura janë ndaluar në orët më të nxehta të ditës në disa rajone.