Policia e Sarandës ka proceduar penalisht administratorin e një lokali në lagjen nr.2 në Ksamil. Në lokalin në rrugën “Alida Hisku” nga grumbullimi i personave në mbrëmje shkaktoheshin zhurma, të cilat cenonin dukshëm qetësinë publike.
Kështu u procedua penalisht administratori i lokalit A.M., 32 vjeç banues në Tiranë.
Ndërsa strukturat e policisë do të vijojnë kontrollet në të gjitha zonat turistike, për të garantuar rendin, qetësinë dhe sigurinë për banorët dhe pushuesit.