Në qarkun e Fierit deri tani janë rinumëruar mbi 70% të kutive të votimit dhe po vijon procesi. Sipas rezultatit kandidatit socialist, Ceno Klosit i janë shtuar 940 vota nga zgjedhjet e 11 majit.
Ndërsa kandidatit Klevis Jahaj nga numërimi i shtohen 434 vota ose 15% më shuë sesa nga rezultatet e 11 majit. Ndërsa Zegjine Çaushit i janë shtuar 62 vota dhe Maldrita Bardhos ka humbur 4 vota.
Ndërsa nga Partia Demokratike, kandidatja Silva Hasaj i janë hequr 666 vota që i ka marrë padrejtësisht nga 11 maji, si dhe Gentian Çela i janë zbritur 214 vota.