“Forca jonë qëndron në unitetin dhe stabilitetin përmes forcimit të marrëdhënieve me fqinjët tanë dhe Bashkimin Evropian, përmes hapjes së tregjeve të reja, vendeve të reja të punës, miqësive të reja, heqjes së barrierave në tregti, përmirësimit të infrastrukturës dhe rritjes së investimeve”, tha kryeministri Hristijan Mickoski sot në hapjen e samitit të liderëve BE-Ballkani Perëndimor kushtuar Planit të Rritjes.
“Rajoni është pjesë vitale e të ardhmes së BE. Ballkani Perëndimor është rajon ambicioz, por shpesh herë i lënë nën hije me narrativa të vonimeve. Por kur shoh këtu, shoh tregim tjetër, regjion që dëshiron të përparojë.
Ky samit i dedikohet vizionit të përbashkët. Vizioni që Ballkani Perëndimor nuk është më dhomë e pritjes, i zhvillimit”, tha mes tjerash Mickoski.
Ai tha se Qeveria e tij ka marrë hapa për bashkangjitje në sistemin SEPA.