Spanja ka startuar ndeshjen hapëse të Botërorit ndaj Kepit të Gjelbër në Atlanta, në një përballje ku kampionët e Europës në fuqi kërkojnë të konfirmojnë statusin e tyre si pretendentë kryesorë për trofeun.
Nga ana tjetër, Kepi i Gjelbër debuton për herë të parë në një Botëror dhe synon të bëjë surprizën ndaj një prej skuadrave më të forta të turneut.
Spanja vjen me një mungesë të rëndësishme, pasi Lamine Yamal nuk është në formacionin titullar për shkak të një dëmtimi dhe pritet ta nisë ndeshjen nga stoli.









